Oferta në MILANO LIQENI KOMO LUGANO
MILANO-LIQENI KOMO-LUGANO
UDHETIM ME GUIDE VIZITOJMËLiqeni Komo
Lecco
Bellagio
Komo
Lugano
Milano
MUAJI QERSHOR 2024
Nisje 7 Qershor — 2 Ditë (1 Natë) — Cmimi 165€
Nisje 14 Qershor — 2 Ditë (1 Natë) — Cmimi 165€
Nisje 21 Qershor — 2 Ditë (1 Natë) — Cmimi 165€
HOTELET
Akomodimi në Hotel 3 Yje ose 4 Yje në zonën e Monzës për 1 natë
Dita 1: LIQENI KOMO (Lecco – Bellagio – Komo)
Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit.
Fluturimi direkt Tiranë – Bergamo (Milano).
Nisja në orën 8:40 nga Tirana dhe mbërritja në Bergamo në orën 10:40
Pas mbërritjes në Bergamo udhëtojmë me autobuz per ne Liqenin Komo, i njohur lokalisht si Lago di Como ose Lario, është liqeni i tretë më i madh italian. I vendosur në rrëzë të Alpeve, Liqeni Komo ofron disa nga peizazhet më romantike dhe piktoreske në Itali.
Forma e tij karakteristike e përmbysur-Y vjen nga shkrirja e akullnajave e kombinuar me veprimin gërryes të lumit Adda. Kjo çoi në formimin e dy degëve jugore që kulmojnë në qytetet Komo dhe Lecco, në mes të të cilave shtrihet Bellagio e famshme : 3 destinationet kryesore të cilat janë edhe itinerari i turit tonë.
Ndalesa e parë është në Lecco, më pak i frekuentuar nga turistët ndërkombëtarë sesa qytetet e tjera të Liqenit të Komos, është një destinacion ideal për ata që duan të përjetojnë Liqenin e Komos larg turmave tipike të sezonit të lartë.Qyteti krenohet me një nga shëtitjet më të bukura përgjatë bregut të liqenit. Qendra e saj historike, plot me bare dhe restorante, përfshin ndërtesa me gjurmë të dukshme të historisë së saj.
Qyteti është i famshëm për “lokacionet e tij të ndryshme Manzoniane” të përmendura në romanin e njohur historik italian “Të fejuarit” nga Alessandro Manzoni.
Pas vizitës në Lecco vazhdojme drejt Bellagio, një perlë e liqenit Komo, qytetit të mahnit me qendrën e tij të gjallë, plot me dyqane tipike dhe rrugica shumëngjyrëshe në stilin e vërtetë italian. Në Bellagio eksplorojmë Parkun e Villa Serbelloni dhe Kopshtet e Villa Melzi, dhe më pas shëtisim nëpër fshatrat simpatikë të Pescallo dhe San Giovanni, secili të ofron një paraqitje të ndryshëm në hijeshinë autentike të Bellagio-s.
Ndalesa e radhës në Punta Spartivento për të shijuar pamjet mahnitëse të tre degëve të liqenit të Komos dhe qyteteve të zonës qendrore (si Varenna, e cila mund të arrihet në 15-20 minuta me varkë).
Turi vazhdon me vizitën e fundit në qytetin e Komos, qyteti kryesor i Liqenit të Komos në Itali, i cili magjeps me përzierjen e tij të përsosur të kulturës, arkitekturës dhe bukurisë natyrore. Qendra e qytetit, atraksionet kryesore turistike dhe bulevardi buzë liqenit janë distancë shumë të afërt nga njëri – tjetrit
Muret mesjetare të Komos si edhe rrugicat me sheshe magjepsës janë lokacioni i restoranteve dhe dyqaneve tradicionale, tregjeve që shesin prodhime vendase, dhe i Katedrales së Komos.
Në zonën buzë liqenit, ku ndodhet skela, mund të vizitoni tempullin e Alessandro Volta dhe parkun e madh që rrethon Villa Olmo neoklasike, dhe në bregun përballë, ju mund të merrni edhe teleferikut për në Brunate.
Pas vizitës në liqenin Komo transferta në hotel në zonën e Monzas.
Akomodimi në hotel.
Mbrëmje e lirë.
Dita 2: LUGANO – MILANO
Mëngjesi në Hotel.
Nisja për në Lugano me autobuz, për të vizituar qytetin zvicerian dhe atraksionet kryesore të tij si: Katedralja San Lorenzo, Kisha Santa Maria, Parco Ciani, Piazza della Riforma etj.
Qendra e qytetit me sheshet dhe arkadat e stilit mesdhetar, dhe parqet e shumta me bimë subtropikale si Parco Civico në brigjet e liqenit ju ftojnë të shëtisni dhe shijoni atmosferën. Pranë shëtitores buzë liqenit ndodhen edhe Kopshtet Belvedere, ku parku krenohet jo vetëm me Kamelitë (të njohura si trëndafilat e dimirti) dhe Vjollcat, por edhe bimët e panumërta subtropikale dhe veprat moderne të artit.
Pas vizitës në Lugano nisja për në Milano.
Vizitë e qendrës së Milanos si : Palazo Sforzesco, Sheshi Duomo dhe katedralja e Milanos, Galeria e Vitorio Emanuele II, Teatri La Scala.
Pas vizitës së qytetit transferta në aeroportin e Bergamos
Fluturimi direkt Bergamo – Tiranë.
Nisja në orën 19:55 nga Bergamo dhe mbërritja në Tiranë në orën 21:45
NË ÇMIM PËRFSHIHET
1. Biletat e avionit Tirane – Bergamo – Tirane
2. Transport me autobuz sipas programit
3. Akomodimi ne hotel per 1 nate ne zonën e Monzes me mengjes
4. Guida sipas programit
5. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm deri në 10 kg.
NË ÇMIM NUK PËRFSHIHET
a. Drekat dhe Darka gjatë udhëtimit
b. Biletat e hyrjes në Muze dhe Monumente Turistike
c. Taksat e qyteteve (paguhen në recepsion pas check out nga hoteli)
Përditësuar më: 26/12/2024
Lista e Ofertave - Nisja nga TIRANA oferta ne MILANO LIQENI KOMO LUGANO nga data 26/12/2024 për 3 ditë