ULQIN
Vere 2024Ulqini është një destinacion i njohur turistit gjatë verës. Edhe pse në masë të madhe i panjohur nga turistë të vende të mëdha, turistët që e kanë këtë vend destinacion kyç dhe rritja e numrit të turistëve që vijnë për herë të parë e bëjnë këtë qytet një pikë të nxehtë për pushuesit përgjatë muajve maj deri shtator. Është i njohur veçmas për plazhet e tija me rërë. Plazhi më i njohur i Ulqini është Plazhi i Madhë, që është një plazh ranor 12 km i gjatë, plazhi më i gjatë në Mal të Zi. Si miniaturë e Plazhit të Madhë, në qytet qendet Plazhi i Vogël (Rana), që është një plazh ranor 376m i gjatë dhe gjatë sezonit veror arrin kapacitetin maksimal. Plazhi i Grave është një ndër plazhet shkëmbore më të njohura të Ulqini, në këtë plazh gjinden burime të sulfurit dhe radiumit që së bashku me kripën e detit krijojnë ujëra me karakter shëndetsorë. Sipas kulturës vendase ky plazh ka ndikim në rritjen e fertilitetit tek femra, është i rrethuar nga Pylli i Pishave. Për turistë që dëshirojnë paqën dhe një atmosferë unike si mundësi kanë ishullin Ada e Bunës. Në ishull është i vendosur edhe nj kamp naturistësh.
Si simbol kryesor arkitektonik i Ulqini është Kalaja (Qyteti i vjetër) që është bërthama e të gjithë qytetit. Ajo që dallon Ulqinin nga qytetet tjera bregdetare, është sigurisht, pazari i cili gjindet në rrugën kryesore të qytetit. Këtu, sidomos të martëve dhe të premteve, ditëve të pazarit, mund të bleni prodhimet autentike vendase. Në çdo kohë mund të gjeni qumështin e freskët vendas, djathin, vezët, pemët dhe perimet, ullinjët, vajin e udhinjëve, kurse duhanxhinjët e apasionuar, aty mund të gjejnë duhanin e Ostrosit, prodhimin më të mirë të këti lloji në Mal të Zi. Dëshmia më e mirë se në pazarin e Ulqinit dominojnë prodhimet vendase, është, sigurisht, sfilata e veshjeve kombëtare nga rrethina e Ulqinit, me të cilat janë të veshura shumica e shitseve. Duke ofruar prodhimet e veta, ato me veshjen e tyre na e bëjnë të ditur se prej cilit rajon vijnë dhe vetë ky fakt paraqet garancionin më të sigurtë për kualitetin e mallit.
Përditësuar më: 18/10/2024